Mefail Bajqinovci, deputet i VV-së, ka pasur kritika të ashpra ndaj Bashkimit Evropian, të cilin e ka akuzuar për standarde të dyfishta në lidhje me çështjen e hapjes së Urës së Ibrit.
Tutje, në RTV Dukagjini, Bjaqinovci ka vlerësuar se ura e Ibrit nuk duhet të mbetet me ushtarë.
“BE-ja është e krijuar për të hapur ura, ndërsa neve na i fut, i kemi ushtri në mes të urës, nuk na duhet aty të jenë gurët dhe ushtarët, sepse sot nuk ka problem për siguri… Po e them këtu, ura duhet të hapet dhe nuk bën të mbetet me ushtarë. Nuk bën të bëhet mur ajo pjesë për 25 vjet.” – tha ai.