Site icon PrishtinaPress

Bajqinovci ia qet totalin opozitës si ‘vjedhësa’: Këta i QBI-jnë 4 miliardë buxhet

Me një sllogan të vetëpersonalizuar ka vazhduar sulmet ndaj opozitës deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, duke e marrë për të mirëqenë se për ta “nuk kanë vend më në pushtet”.

Bajqinovci fjalën opozitë e barazvleron me “hajni”.

“Një vit vjedh ti, një vit vjedh ai, një vit vjedh tjetri”, ka shkruar Bajqinovci.

Postimi i plotë:

S’ka kthim mbrapa

Një vit vjedh ti, një vit vjedh ai, një vit vjedh tjetri.

Kjo ka qenë formula e atyre që e kanë përdor pushtetin si mjet për përfitime personale. Por kjo nuk do të ndodhë më!

U dyfishua buxheti i shtetit gati 4 miliardë

euro, e kishin “QBI” opozita me ju ardhë mundësia andaj janë shumë nervoz.

Qytetarët janë të vetëdijshëm dhe të vendosur. Partitë që presin me “radhe” për të vjedhur më nuk kanë vend në pushtet.

Exit mobile version