Deputeti i VV-së, Mefail Bajçinovci ka komentuar një deklaratë të kryetari të AAK’së Ramush Haradinajt, i cili kishte thënë se gjatë qeverisë së tij ishte shpallur në kërkim Milan Radoiçiq.
Bajqinovci në statusin e tij shkroi: Nuk po e kuptoni Ramushin kur po thotë e kemi ndjekë Radoiçiqin. Ai po thotë që e kanë ndjekë, madje me shumë vëmendje!”.
Pas këtij postimi të Bajqinovcit erdhi një kundërpërgjigje nga anëtari i AAK-së, Lulëzim Blaka.
“Nëse don me kuptu ma mirë, pyte shefen tonde Mimozen, ajo t’kallzon në detaje për këtë punë” – ka shkruar në reagimin e tij, Blaka.