Site icon PrishtinaPress

Bajqinovci i VV-së: S’ka koalicion me PDK-në, do t’i fitojmë vetë 50%

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka thënë se nuk do të bëjnë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.

Bajqinovci për rtv21 ka deklaruar se këtë narracion e ka ndërtuar LDK-ja.

Ai mes tjerash ka pretenduar se Vetëvendosje do të qeverisë vetë, kurdo që të mbahen zgjedhjet.

“Ky është një narracion që LDK-ja duke e krijuar në publik, Nuk ka koalicion me PDK-në dhe nuk do të ketë, ne do t’i fitojmë 50% të zgjedhjeve sikur herën e kaluar kaluar dhe do qeverisim me vendin ashtu sic kemi qeverisur deri më sot. Ne s’kemi nevojë për PDK-në as nuk do futemi me PDK-në, ne do ta qeverisim vendin vetë, kurdo që mbahen zgjedhjet pas një muaji, dy muajve….” – u shpreh ai.

Exit mobile version