Site icon PrishtinaPress

Bajqinovci i quan “skena teatrale” ato që ndodhën në Kuvendin e Serbisë

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, i ka cilësuar si skena teatrale ato që ndodhën në Kuvendin e Serbisë ku disa deputetë të opozitës u sulën ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Bajqinovci i ka krahasuar ato skena me ngjarjet e viteve 90-ta ku protagonistë ishin të akuzuarit për gjenocid nga gjykatat ndërkombëtare, Sllobodan Millosheviq dhe Vojisllav Sheshel.

“Skenat teatrale në Parlamentin e Serbisë, janë vazhdimësi e politikës hibride që Serbia i aplikoi në fundshekullin e kaluar, kur në skenën e diplomacisë dhe të politikës zyrtare thureshin skenare të përkushtimit të rrejshëm për paqe të Beogradit zyrtar, e në anën tjetër, tanket serbe vazhdonin shkatërrimet e vrasjet”, shkroi ndër të tjera në Facebook.

Bajqinovci shton se skena të tilla shërbejnë vetëm për të hutuar faktorin ndërkombëtar.

“Rezultati i aksioneve e skenave politike që i pamë sot në Serbi, është për të vënë në lajthitje faktorin ndërkombëtar për ta shitur sa më shtrenjtë ‘konstruktivitetin’ në procesin e arritjes së marrëveshjes për normalizim me Republikën e Kosovës, më saktë, është reflektim i frikës se mos faktori ndërkombëtar, do të reflektojë karshi rezistencës së Qeverisë Kurti për të marrë parasysh rreziqet e skenarëve të bosnjëzimit të Kosovës”, ka thënë ai.

Postimi i tij:

Exit mobile version