Site icon PrishtinaPress

Bajqinovci i bindur me “punët e mira të VV-së”: Në zgjedhje të reja përtej 50%

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, beson se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare partia e tij politike fiton “me më shumë se 50%” duke u bazuar në disa matj si e ajo e pulsit të UNDP-së dhe disa sondazheve vendore.

“Presim fitore absolute, mbi 50 për qind të Lëvizjes Vetëvendosje, nuk po e them vetëm që jam pjesë e këtij subjektit, por po e thonë të gjitha sondazhet ndërkombëtare dhe vendore, e kemi parë edhe pulsin publik të UNDP-së i cili tregon për besueshmërinë e liderëve kosovarë. Në të gjitha raportet të cilat janë vendore VV del me 47 për qind pa mërgatën pres një fitore bindëse dhe më të madhe sesa në vitin 2021. Në të gjitha raportet qytetarët kanë treguar se kënaqëshmëria me Qeverinë është ngritur dyfishuar nëse e merr për bazë vitet e kaluara 2020 e te poshtë mendoj që po do t’i marrim dhe do t’i kemi mbi 50 për qind përsëri të elektoratit në zgjedhjet që do të mbahen në fund të këtij viti”, ka thënë Bajqinovci.

Exit mobile version