0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Bajqinovci: Çfarë ka bërë vallë komandanti i Policisë i dalë nga marrëveshja e 19 prillit 2013 në veri?

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci thotë se 8 laboratorë droge ka shkatërruar policia jonë në 24 muaj në katër komunat në veri të vendit.

“Këto komuna prej dhjetorit 2013/janarit 2014 janë të drejtuara nga Lista Serbe dhe prej 2013 kanë pasur drejtor regjioni dhe komandant policie serb, të zgjedhur nga Lista Serbe. Por vetëm tash Policia e Kosovës gjeti dhe shkatërroi mesatarisht një laborator droge çdo 3 muaj.

Çfarë ka bërë vallë komandanti i Policisë i dalë nga marrëveshja e 19 prillit 2013 në veri?”, shkruan ai, raporton Indeksonline.

Kujtojmë që më 19 prill 2013, u nënshkrua marrëveshja e parë mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel. Hashim Thaçi, atëherë kryeministër i Kosovës, dhe Ivica Daçiq i Serbisë, hodhën firmën në marrëveshjen 15 pikëshe, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve mes të dy vendeve.

Marrëveshja e 19 prillit, ndër të tjera, përmban pika që flasin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe shpërbërjen e strukturave paralele në veri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img