Kryetari i komunës së Mitrovicës dhe nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri, ka thumbuar deputetët e Kuvendit të Kosovës, pas miratimit të ligjit për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Bahtiri thotë se shpreson që Kuvendi të jetë aq guximtar dhe këmbëngulës, sikur sot, edhe me rastin e përmbushjes së kriterit tjetër për liberalizimin e vizave, që është luftimi i krimit dhe korrupsionit.
“Shpresoj që Kuvendi i Republikës së Kosovës do të jetë aq guximtar dhe këmbëngulës, sa ishte sot, që të kontribuoj edhe në përmbushjen e kriterit të fundit për liberalizim të vizave.
Pra, të luftohet ashpër dhe pamëshirshëm krimi dhe korrupsioni. Megjithatë, kjo lë shumë për të dëshiruar”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.