0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Bahtiri takon përfaqësuesit e fshatit Suhodoll, flasin për problemet e banorëve

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka pritur përfaqësuesit e fshatit Suhodoll, me të cilët bisedoi për problemet që i preokupojnë banorët.
Shefqet Jashari nga fshati Suhodoll, parashtroi një mori kërkesash më të cilat po përballen banorët e këtij fshati.
“Mirëpo kërkesë primare sipas tij është kthimi i pronave të banorëve të kësaj anë, te cilat u janë marrë para 40 viteve, me dekret të veçantë nga këshilli komunal i Mitrovicës, për plotësimin e nevojave të ujit për qytetarët e Mitrovicës. Në atë kohë qytetarët kanë treguar gjithmonë gatishmëri, duke ofruar edhe trojet e tyre,  vetëm  e vetëm që të zgjidheshin problemet që i preokuponin  banorët”, ka thënë Jashari, bëhet e ditur në njoftimin për media të komunës së Mitrovicës.
Ndërkaq, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri tha se do t’i mbështesë kërkesat e tyre, gjithmonë duke u mbështetur edhe në procedurat adekuate për rastin në fjalë.
“Mirëpo, për rastet e tilla kërkohet zgjidhje përmes proceseve gjyqësore, andaj duhet të parashtroni edhe kërkesën për kthimin e pronave, e cila kërkesë do të kaloi më tutje për shqyrtim në Kuvendin Komunal të Mitrovicës”, shtoi më tutje Bahtiri.
Kërkesat tjera të banorëve kishin të bëjnë edhe zgjidhjen e problemit të furnizimit me energji elektrike, duke vendosur edhe ca trafo, në mënyrë që furnizimi të jetë i rregullt dhe me tension më të lartë.
Kryetari Bahtiri i njoftoi që edhe në takimet e tij me përfaqësues të KEDS-it ka kërkuar pikërisht që si prioritet të kenë furnizimin me energji elektrike për fshatrat Vinarc, Suhodoll dhe Vidimriq dhe në këtë drejtim ka marrë premtime.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img