-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Bahtiri nesër organizon tubim kundër Asociacionit, thotë se formimi i tij mund të çojë në ndarjen e vendit

Të dielën në shkollën “Harun Beka”, në Gushac të Mitrovicës do të mbahet një tubim me qytetarë ku do të kundërshtohet krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Këtë e ka organizuar ish-kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri.

Sipas Bahtirit, krijimi i këtij asociacioni do të çojë në ndarjen e vendit.

Ai iu drejtua kryeministrit Albin Kurti, që të mos e pranojë një gjë të tillë.

“Unë se besoj po le të provon, se besoj që e pranon po le te provon”, tha Bahtiri.

Ai tutje tha se nëse një gjë e tillë ndodhë atëherë do të shpallin komuna pjesën e fshatrave nga Lagjja e Boshnjakëve deri në Koshtovë dhe Çabër, ndërsa pret që edhe shaljanët ta bëjnë një gjë të tillë.

Të dielën nga ora 11:30 deri në 13:30 sa do të zgjas ky organizim, është kërkuar nga organet e rendit që të bllokohet rruga Suhodoll- Vinarc.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img