1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Bahtiri: Mitrovica duhet të bashkohet, veriu po qeveriset nga strukturat paralele

Kryetari i Jugut të Mitrovicës, Agim Bahtiri ka dërguar sot në presidencë peticionin për bashkimin e Mitrovicës.

Pas takimit që kishte me presidentin Thaçi, Bahtiri duke folur për media ka thënë se kanë kërkuar nga të gjitha institucionet që vendimi për bashkimin e Mitrovicës të mirret sa më shpejtë, raporton prishtinapress.eu

“Ne ia dorëzuam presidentit peticionin dhe kërkuam nga ai që këtë peticion ta dërgojë në Kuvend, dhe po presim që vendimi i cili do të merret për Mitrovicën të jetë sa më i shpejtë. Qytetarët e Mitrovicës jemi të zhgënjyer me proceset e gjata. Qyteti i Mitrovicës është ndarë padrejtësisht dhe qytetarët po vuajnë duke e ditur se janë 15 mijë qytetarë që janë shprëngulur”, tha ai.

Sipas Bahtirit, veriu po udhëhiqet nga strukturat paralele dhe kjo situatë sipas tij duhet të ndryshojë.

“Ne kërkojmë që pushtetit lokal t’i kthehet statusi i mëparshëm sepse veriun e udhëheqin strukturat paralele. Ne kërkojmë që sa më parë kjo të dërgohet në Kuvend. Mjaft më me këto përplasje, por të bëhemi bashkë për të mirën e qytetarëve. Këto ditë e kam ndërmend që ta dërgojë nëpërë të gjitha grupet parlamentare”, tha tutjen Bahtiri.

I pyetur për deklaratat e kryeministrit Haradinaj në lidhje me këtë çështje, Bahtiri tha se është shumë pak e rëndësishmë nëse kjo nismë përkrahet ga dikush ose jo.

“Unë ia bëj me dije edhe kryeministrit edhe MAPL-së së Mitrovica është e bashkume dhe kjo nuk ka asnjë dilemë. Kjo a do të ndodhë dhe a përkrah dikush apo jo është shumë pak e rëndësishme”, tha ai

Madje Bahtiri pati edhe disa paralajmërime.

“Unë bëj ftesë që kryeministri ta merr me seriozitet këtë punë, dhe mos të më detyrojnë të shkojë më tutje por kjo të kryhet në mënyrë ligjore. Unë qytetarët do t’i pyes çka më tutje” ,përfundoi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img