Site icon PrishtinaPress

Bahtiri: Koalicioni me LDK-në do të ndodhë, me PDK-në kurrë

Kryetari i Mitrovicës dhe anëtari i VV-së, Agim Bahtiri, ka thënë se qeverisja LDK dhe VV do të ndodhë pasi që nuk ka opsion tjetër dhe se këtë e ka kërkuar qytetari.

“Shumë shpejt vendi do të futet në një qeverisje LDK-VV”, ka thënë Bahtiri.

“Vendi nuk shkon në zgjedhje pasi nuk ka opsione tjera. Edhe njëqind herë të hyjmë në zgjedhje me PDK-në nuk shkojmë”, tha Bahtiri, në emisionin DPT te Fidani në T7

Tutje kur është pyetur për komentet e Ramush Haradinajt se me Albin Kurtin del vetëm për të pirë kafe dhe jo për tu futur në qeveri, Bahtiri është përgjigjur kështu: “Askush nuk e ka ftuar Ramushin për të biseduar në bashkëqeverisje. Për qeverisje e kemi vetëm një opsion, e ajo është LDK-ja”.

Exit mobile version