Site icon PrishtinaPress

Bahtiri i del krahë Vjosa Osmanit: LDK ta lidh koalicionin me VV-në!

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, përmes një statusi të bërë në Facebook ka thënë se LDK duhet të pajtohet me lidhjen e koalicionit me VV-në.

Ai ka përkrahur Vjosa Osmanin, e cila e kishte mirëpritur ofertën e VV-së.

Ky është postimi i plotë i Bahtirit:

LDK-ja duhet sa më parë të pajtohet me lidhjen e koalicionit me VV-në, duke çuar në vend vullnetin e qytetarëve për ndryshim të shprehur përmes votës së lirë më 6 tetor.

Edhe pjesa tjetër e drejtuesve të LDK-së bëjnë mirë të jenë konstruktiv sikurse Vjosa Osmani, e cila po punon për ta jetësuar marrëveshjen e koalicionit për krijimin e qeverisë Kurti.

Tashmë është fakt i kryer posti i kryeparlamentarit, të cilin vet LDK-ja e ka votuar dhe çdo kërkesë në këtë drejtim do të pengon seriozisht çfardo bashkëpunimi.

Exit mobile version