Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, tha se i është ofruar një post në Qeverinë Kurti nga kryeministri Albin Kurti.
Kështu deklaroi ai në Pressing.
“Mua mu ka ofruar që të jem në qeverisje në nivelin qëndror prej kryeministrit të vendit”, tha ai në Pressing, transmeton Express.
“Nuk ka lidhje cili post mu ka ofruar por kam qenë i takuar dhe mu ka kërku që të jem në qeverisje”.
“Humbja në Mitrovicë është e para herë në historit të Komunës së Mitrovicës që të bëhet një koalicion i përgjithshëm komplet në raundin e parë”, tha ai teksa foli për humbjen e zgjedhjeve.