Site icon PrishtinaPress

Bahtijarit nuk i pranohet kërkesa për gjykim në liri

Dhomat e Specializuara nuk kanë pranuar kërkesën e Ismet Bahtijarit që të gjykohet në liri, pasi ai ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) po akuzohet për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe frikësim gjatë procedurës penale.

Në vendimin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) thuhet se “Bahtijari është përgjegjës për veprat që akuzohet dhe do të vijohet mbajtja”.

Sipas vendimit, ZPS-ja i ka kërkuar më shuma prova mbështetëse mbrojtjes së ish-pjesëtarit të UÇK-së për të artikuluar kërkesën për lirim.

Një ditë pas ngritjes së aktakuzës, më 5 tetor, ZPS-ja arrestoi ish-pjesëtarët e UÇK-së, Sabit Januzin dhe Ismet Batjarin me dyshimet për pengim të administrimit të drejtësisë.

Prokuroria pretendon se ndërmjet 5 dhe 12 prillit 2023, Januzi e Bahtjari në bashkëkryerje me ish-deputetin Haxhi Shala e kanë nxitur dëshmitarin e mbrojtur “1” (nuk identifikohet nga cili rast), “që të mos jepte deklaratë, ose të jepte deklaratë të rreme, ose ndryshe, të mos i jepte informacion të vërtetë”.

Exit mobile version