Është rikthyer me fitore ekipi shqiptar Bad News Eagles pas pushimit të shkurtër veror, duke e mposhtur ekipin portugez FTW në ndeshjen çerekfinale të turneut kualifikues Flow FiReLeague.
Këtë ndeshje Bad News Eagles e fituan pa ndonjë vështirësi të madhe, me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa.
Në mapin e parë ‘Nuke’ fituan me lehtësi 16-5, ndërsa në mapin e dytë ‘Ancient’ e përmbyllën me rezultat 16-12.
Pas kësaj fitore ekipi shqiptar ka kaluar në gjysmëfinale të turneut kualifikues Flow FiReLeague, ku do të takohet me ekipin MASONiC.
Ndeshjen gjysmëfinale ndaj ekipit MASONiC do ta zhvillojnë ditën e premte duke filluar nga ora 19:10, në formatin ‘Bo3’.