Bad News Eagles do ta zhvillojë sot ndeshjen e tretë në kuadër të kualifikimeve për Majorin e Parisit.
Ekipi kosovar do të përballet me skuadrën Apeks në ndeshjen që nis nga ora 11:00.
Dy ekipet kanë nga një fitore dhe një humbje në dy ndeshjet e para.
BNE u mposht fillimisht nga ekipi rus, 1WIN, për ta fituar më pas ndeshjen ndaj ekipit britanik, Viperio.
Kujtojmë se ekipi që arrin tri fitore kualifikohet në turneun më të madh në botë në këtë lojë.
Bad News Eagles janë kualifikuar dy herë radhazi në Major, madje duke e arritur në të dyja rastet fazën “Legends Stage”./PrishtinaPress/