Në puntatën e sotme në Ferma Vip është shfaqur një klip Baby G e cila ka bërë një rrëfim rrënqethës të jetës së saj.
Ajo ka treguar për vështirësitë që kanë hasur ajo dhe famija në kohën kur kanë migruar nga vendi dhe për njërën nga humbjet më të mëdha të jetës së saj, vëllaun e saj që ka ndërruar jetë vite më parë.
Ajo tregon se festojnë çdo ditëlindje të tij në familje dhe pse ai nuk është pjesë dhe nëse do të ishte gjallë do të ishte 33-vjeç.
“Kur kemi ardhur në Angli ka qenë vështirë normalisht. Njëherë nisu, njëherë na kapte policia. Mbaj mend një moment që kam qenë në gomone dhe më ka kapur këmbën, e duke shkuar deri në Itali më ka dhimbur këmba shumë. Kemi jetuar për një vit dhe në Belgjikë, pastaj kemi shkuar me kamion në Angli dhe kur kemi mbërritur aty mami dhe babi kanë qenë shumë të lumtur. Kemi patur një vëlla që nuk është më me neve, ka vdekur kur ka qenë bebe dhe ka qenë fëmija i parë që prindërit e mi kanë patur. Tani ai do të ishte 33-vjeç dhe për çdo vit ne e festojmë ditëlindjen e tij. ”- shprehet ajo.