6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Babi i Naim Murselit: S’kam komuniku më me të, Liridonen e kom dasht ma shumë se vajzat e mija

Babai i Naim Murselit, Shaban Murseli, ka rrëfyer detaje nga dita kritike kur mori vesh se djali i tij është arrestuar si i dyshuar për vrasjen e bashkëshortës së tij, Liridona Ademaj, raporton Sinjali.

“Unë diku ka ora 8 e 20, sa kam hyrë në shtëpi, më kanë thirr, më kanë thanë që e kanë vra Liridonën. Liridonën e kemi dashur më shumë se fëmijët”.

“Kur kam ardhur këtu, ka qenë një masë e madhe e njerëzve. S’kam pasur informacione. U kry varrimi, kemi ardh në shtëpi. Atëherë kam takuar djalin tim, Naimin, m’u ka vërsulë, ka thënë mos jep informata, se i prish hetimet”, ka deklaruar ai.

“Dua me iu garantu një gjë, me pasë ditë unë që e ka bo djali jem, unë isha hakmarrë vetë unë me djalë tem atë ditë. Ai s’ish sot gjallë, se unë kam karakter, kam fytyrë, kurrë s’ishte me pasë ditë që e ka bo atë gjest”, u shpreh ai.

“Besoni as me Naimin as me avokat, s’kam komuniku mo, se Liridonen e kom dasht ma shumë se vajzat e mija”.Babai i Naimit ka dhënë detaje se si është bastisur shtëpia e Naimit, e se si e kuptoi se djali i tij dyshohet të jetë organizatori.“Jemi ulur në kolltuk së bashku, me një polic derisa po bastisej dhoma e Naimit. Ai më tha, ne kemi prova se Naimi është kryesi i veprës. Aty unë jom trondit. Me ma pas dhanë krejt botën nuk më kish shku mendja që djali im me pas bë atë gjest”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img