-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Babë e bir po akuzohen për vrasje të rëndë në Rahovec, gjykata cakton daljen në vendin e ngjarjes

Është urdhëruar dalja në vendin e ngjarjes në rastin ku Emir e Enver Sylka, babë e bir po akuzohet për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje.

Këtë urdhër e ka lëshuar Gjykata Themelore në Gjakovës, ku propozimi për daljen në vend të ngjarjes e ka bërë të premten mbrojtësi i të akuzuarit Emir Sylka, avokati Ndrecë Dodaj.

Më pas kreu i trupit gjykues, Sulltan Dobraj ka aprovuar këtë propozim.

Avokati Dodaj pati edhe propozime të tjera, dëgjimin e hoxhallarëve N.A dhe SH.S në cilësinë e dëshmitarëve, të cilët kanë qenë si ndërmjetësues rreth pronës kontestuese si dhe dëgjimin e CD, ku dëgjohet biseda në atë takim, pasi e njëjta ishte incizuar, raporton Betimi për Drejtësi.

I njëjti propozoi edhe dërgimin e të pandehurit Emir Sylka, që të bëhet ekzaminimi psikiatrik për tu përcaktuar gjendja mendore, momentin kur është goditur me shkop nga tani i ndjeri N.V. dhe momentin kur ka shtënë me armë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img