7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Babë e bir përfundojnë në Polici në Gjakovë, 36-vjeçari kërcënon se do t’i vrasë vëllezërit e tij

Telashet familjare shpesh herë kalojnë muret e shtëpive, për shkak të eskalimit të situatës ku nevojitet edhe ndërhyrja e Policisë. E në shumë raste janë prindërit ata të cilët denoncojnë fëmijët e tyre.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në një familje në rrugën ‘Saranda’ në Gjakovë, ku një person dyshohet se ka shkaktuar telashe.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se babai i të dyshuarit ka deklaruar në Polici se i biri e ka fyer dhe kërcënuar, teksa ka thënë se ka kërcënuar me vrasje po ashtu edhe vëllezërit e tij.

Si rezultat i denoncimit, 36-vjeçari është shoqëruar në stacion policor dhe me urdhër të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti për veprën ‘Kanosje’.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img