Rastet e dhunës në familjet kosovare veç po rriten dhe viktimat kryesisht janë gratë. Por, jo rrallëherë ndodhë që edhe fëmijët të kapen me prindërit e tyre dhe për pasojë përfundojnë në Polici. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në Gjakovë, raporton Gazeta Sinjali.
Siç merr vesh Sinjali, të dyshuarit këtë herë janë babë e bir, të cilët janë kapur me njëri – tjetrin pas një konflikti verbal.
Sherri që plasi në banesën e tyre dyshohet se eskaloi me ofendime e britma pas konfliktit mes tyre për çelësat e veturës.
Rasti u denoncua në Polici dhe janë ndërmarrë veprimet e nevojshme, ku si rezultat të njëjtit janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.
Ndaj tyre, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti për veprën penale “Dhunë në familje”.