2.9 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Babë e bir kapen me drogë në Zveçan, Policia u gjen armë e dokument të policisë serbe

Babë e bir u kapën dje me drogë, armë, e dokumente të falsifikuara në një fshat të Zveçanit. Gjithçka ndodhi pasi Policia mori informacion në lidhje me substancë narkotike dhe armë të cilat dyshohej se i posedonin dy të dyshuarit.

Të njëjtit u arrestuan dhe u dërguan në mbajtje. Mediat kanë mësuar identitetin e të dyshuarve dhe detaje se si ndodhi ngjarja.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se të dyshuarit që u arrestuan janë: Jeftimije Apostollovic, 63-vjeçar dhe Marko Apostollovic, 33-vjeçar. Si u kapën babë e bir me drogë?

Si u kapën babë e bir me drogë?

Fillimisht Policia e rajonit të Mitrovicës së Veriut mori informacion në lidhje me substanca narkotike dhe armë në fshatin Jeshevik të Komunës së Zveçanit. Nuk shkoi shumë, kur njësitë policore zbarkuan në këtë fshat dhe ndaluan një veturë.

Ishte automjeti i 63-vjeçarit, Jeftimije, të cilit iu gjet mbi 450 gramë substancë e dyshuar kokainë. Drogën i dyshuari e kishte fshehur nën ulësen e shoferit.  Pas kontrollit të tërësishëm të veturës, policia sekuestroi drogën dhe u nis në drejtim të shtëpisë së 63-vjeçarit.

Gjatë kontrollit të shtëpisë së tij, policia sërish gjeti drogë. Këtë herë në dhomën e djalit të tij, Markos. Përveç marihuanës, zyrtarët policorë 33-vjeçarit i gjetën edhe armë, karikatorë, disa fishekë, qese për paketimin e drogës, shënime për shitjen e drogës, si dhe një kartelë telefonike.

Por kjo nuk është e tëra. Marko Apostollovic dyshohet edhe për falsifikim të dokumentit. Kjo pasi në dhomën e tij, policia gjeti edhe një dokument zyrtar, i cili dyshohet të jetë i falsifikuar. Dokumenti ishte i sindikatës së Policisë në Serbi, në të cilën ishte vendosur një fotografi e 33-vjeçarit

kanë njoftuar se dy të dyshuarit janë arrestuar dhe më pas prokurori ka vendosur që ndaj tyre të caktohet masa e ndalimit, në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Të njëjtit dyshohen për këto vepra penale:

Blerja, posedimi, shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e substancave psikotrope ose analoge,

Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve,

Falsfikimi i dokumentit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img