0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Babai që mbylli në bodrum 6 fëmijët e tij, nipi i kriminelit famëkeq nazist, dalin pamjet e shtëpisë së “tmerrit”

Opinioni publik në Austri u trondit ditën e djeshme kur u zbulua një ngjarje tepër e rëndë, ku babai i 6 fëmijëve është vënë në pranga pasi akuzohet se mbylli fëmijët e tij në një bodrum, duke i mbajtur aty prej disa ditësh, deri sa kalimtarë dhe banorë të zonës dëgjuan zëra që vinin nga diku dhe për këtë ata lajmëruan policinë.

Kjo e fundit shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes dhe zbuloi një skenë të vërtetë filmash horror, teksa 6 fëmijët qëndronin aty prej disa kohësh, me pretendimin nga i ati, për t’i mbrojtur ata nga e keqja që i vinte nga jashtë.

Mësohet se 54-vjeçari britanik, Tom Landon është nipi i një krimineli famëkeq nazist të luftës që krijoi kampin e përqendrimit “Mauthausen”.

Thuhet se ai është pjesë e lëvizjes “Reichsburger”, një grup ekstremistësh të krahut të djathtë që besojnë se perandoria gjermane ekziston ende si para Luftës së Dytë Botërore dhe shteti aktual gjerman është i parëndësishëm.

Bastisjet e policisë së fundmi shkatërruan anëtarë të grupit që po planifikonin të sulmonin ndërtesën e Kapitolit gjerman dhe të rrëzonin qeverinë. Landon konfirmoi gjithashtu për MailOnline se ai ishte nipi i kriminelit famëkeq nazist të luftës Ernst Kaltenbrunner, i cili ishte udhëheqës i SS-ve të frikshëm në Austri dhe më vonë kreu i policisë në Gjermaninë e kohës së luftës.

Kaltenbrunner ishte një ndjekës i përkushtuar i Adolf Hitlerit deri në fund dhe ishte një nga protagonistët kryesorë të Holokaustit. Ai themeloi kampin e përqendrimit Mauthausen, i pari i këtij lloji në Austri dhe ku u vranë rreth 90,000 njerëz.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img