Site icon PrishtinaPress

Babai në Graçanicë ia thyen telefonin dhe e rrah vajzën e tij të mitur, përfundon në pranga

Jo rrallëherë prindërit përfundojnë në pranga për shkak të keqtrajtimit që ua bëjnë fëmijëve. Në shumicën e këtyre rasteve, viktima janë të miturit, ndaj të cilëve ushtrohet dhunë fizike e psikike. Për një rast të tillë, ka rënë në pranga dje një burrë në Graçanicë.

Brenda Prokurorisë bëjnë me dije se rasti është zbuluar pasi është raportuar nga drejtori i shkollës ku vajza e mitur vijon mësimet.

Bazuar në dëshminë e vajzës, babai i saj e ka goditur dhe ia ka thyer telefonin e saj mobil. Si pasojë e dhunës së përjetuar, ajo ka marrë lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

Ndërkohë i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që i dyshuari të dërgohet në mbajtje dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Exit mobile version