4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Babai me dy djemtë që po mbrojnë atdheun nga pushtuesi – historia e familjes ukrainase që mori pushkët dhe u nis drejt vijës së frontit

Një ekip i CNN-it ka udhëtuar për në Ukrainë, ku në afërsi të vijës së frontit në Mykolaiv ka diskutuar me një burrë, i cili së bashku me dy djemtë e tij u lajmëruan si vullnetarë për të luftuar dhe mbrojtur atdheun nga pushtuesi rus.

Kjo është lufta e tyre e parë që po e zhvillojnë së bashku. Hera e tyre e parë si ushtarë, kur presidenti rus Vladimir Putin pushtoi vendin e tyre, ata menjëherë u lajmëruan në Shtabin e Përgjithshëm dhe u regjistruan për të shkuar në vijën e frontit, transmeton Telegrafi.

Yaroslav është 59-vjeç, baba dhe gjysh i përkushtuar. Një prej djemve të tij Nazari, 34-vjeç ka dy djem. Djali tjetër i Yaroslavit, është Pavlo, 26-vjeç, që ka një vajzë.

Ata lanë gratë dhe fëmijët e tyre për t’u nisur drejt vijës së frontit – por ato kishin vetëm një kërkesë për ta – që të qëndrojnë bashkë, pra në një batalion.

Duke luftuar si një familje për atdheun dhe familjen – misioni i tyre është shumë i thjeshtë – ta dëbojnë armikun dhe të kthehen shëndoshë e mirë në shtëpi.

“Çfarë mund të them… e duam vendin tonë dhe do të qëndrojmë këtu deri në fund”, tha kryefamiljari Yarolsav për CNN.

Me një dozë ironie filloi të qesh gjatë bisedës me ekipin e CNN-it, i vetëdijshëm se nuk është e lehtë në veçanti për ata që janë nëpër shtëpi siç edhe është rasti i familjeve të tyre, që janë në një rajon që vazhdimisht sulmohet nga rusët.

“Nëna sigurisht se brengoset për ne. Ajo është nervoze. Gjithashtu gratë dhe fëmijët tanë janë të brengosur. Por kjo tani nuk ka aq shumë rëndësi – ne jemi këtu dhe do të qëndrojmë deri në fund për atdheun”, tha njëri prej djemve të Yaroslavit.

Forcat ruse janë vetëm një milje larg tyre – ata nuk rrezikohen vetëm nga artileria, por edhe nga plumbat e snajperistëve të Kremlinit.

Nazar që është zëvendëskomandant thotë se ka humbur katër ushtarë në një sulm, dhe sipas tij ishte dita më e vështirë për të në këtë luftë që e filloi Vladimir Putini.

Ai ka shërbyer si ushtar i rregullt, dhe luftoi kundër separatistëve prorusë në lindje të Ukrainës në vitin 2014. E kur filloi pushtimi rus në Ukrainë, ai u lajmërua menjëherë si vullnetar për t’i shërbyer vendit.

“Armiku ka ardhur në vendin tonë, në shtëpitë tonë, çfarë burra janë ata që vijnë natën të maskuar – po bombardojnë qytezat dhe fshatrat”, tha Nazar.

“Rusë shkuan deri në afërsi të Kievit – duke u futur në periferi të Buchas dhe Irpinit. Nuk kemi zgjidhje tjetër – po mbrojmë vendin tonë. Ne nuk kemi shkuar në shtëpinë e dikujt tjetër. Nuk jemi rusët që jemi futur në shtëpinë e dikujt. Thjesht po mbrojmë familjet, fëmijët dhe prindërit tanë”, tha ndër tjera ai.

Nazar theksoi se po lufton që të sigurohet që e tërë Ukraina – përfshirë rajonet në lindje që janë nën kontrollin e rusëve dhe Krimea e aneksuar nga rusët në vitin 2014, t’i kthehet Kievit.

Ai madje ka një brengë tjetër – nuk guxon të qëndrojë gjatë në ndonjë fshat, pasi mund të jetë shpejt cak i sulmeve ruse, ku mund ta pësojnë civilët shkaku i tyre.

Sulmet me artileri tashmë janë bërë të zakonshme nëpër fshatra. Nazar tregoi sesi fqinji i tij u vra gjatë një sulmi me mortaja ku e tërë shtëpia iu shkatërrua.

I pyetur për forcat ruse që ishin në një distancë të shkurtër larg tyre, Antaoly tha: Çfarë mund të them? Ata po bëjnë gjëra të këqija”.

Në një fshat ku gjithashtu po zhvillohen luftime të ashpra, një grua e identifikuar si Tatiana Bozko i ka treguar ekipit të CNN-it, se çfarë ndodhi kur ushtarët rusë erdhën në fshatin e saj.

“Ata morën bashkëshortin tim – një ish-mësues ukrainas i cili punoi në shkollën e fshatit. Disa prej bashkëfshatarëve që mbështesin rusët, e ‘shitën’ bashkëshortin tim tek pushtuesit. Sirgey ishte një njeri i mirë. Atë e urrenin vetëm ata që e mbështesnin Rusinë”, tha ndër tjera Bozko për CNN.

Atë e kishin marrë rusët para syve të gruas dhe fëmijëve dhe prej atij momenti më kurrë nuk është parë deri më 26 maj, kur u gjet kufoma e tij nën rrënoja. Dikush në fshat kishte vërejtur një dorë dhe sipas ekspertëve ukrainas të forenzikës, vërehej se kishte pasur shenja të torturës – pra mavijosje në tërë trupin dhe prerje thike.

“Ai është rrahur. Ishte shumë e frikshme, e qëlluan për vdekje, kishte shumë vrima në trup”, vazhdoi rrëfimin me lot ukrainasja.

Bozko që gjithashtu është mësuese e pensionuar në të 60-at, tani jeton me kujtimet e bashkëshortit. Janë tri gjëra që e bëjnë atë t’i përballojë të gjithat – djali i saj, e ëma që e ndihmon të qëndrojë e gjallë dhe ushtria ukrainase.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img