1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Babai i vrasësit të shtatzënës: Ma mirë ai me pasë dekë, hiç s’du me pa

Halil Halili, babai i të dyshuarit për vrasjen e gruas shtatzënë në QKUK, ka folur për gjendjen në të cilën është familja pas rastit të vrasjes së gruas para QKUK-së.

Ai ka thënë se është i mërzitur me rastin, duke theksuar që ky të jetë rasti i fundit.

“Jam i mërzitur, jam i nervozuar shumë. Shumë keq, shumë keq, shumë keq. E kam një mesazh, ishalla kurrë nuk ndodh kësi raste të rënda, të keqia, të liga, se jam shumë i mërzitur. Hiç nuk di sen për ta, ma mirë ai me pasë dekë me gjithë ta masi e ka vendos me bo ata, edhe ai me pasë metë qaty. Hiç s’du me pa, as mem marrë kohë, shumë keq ka bo, shumë keq, tash me gru s’po dijmë çka me bo”, theksoi ai.

Ai ka treguar se ka tentuar të komunikojë me djalin e tij, që po vazhdon të jetë në kërkim, por i njëjti, sipas babait të tij, nuk e ka hapur telefonin dhe as nuk ka kthyer përgjigje në mesazhet e dërguar.

“E kam thirrë çdo orë, çdo minutë, kam shkru mesazhe. Ai s’u kanë problematik kështu kurrë, as s’u dalë nëpër kafe kurrë, as s’u ardh mas vakti kurrë. As nji send s’ma ka kthy”, theksoi Halili për Nacionalen.

Ai ka treguar se e ka takuar dje gruan shtatzënë, e cila dyshohet se u vra nga djali i tij, Sokoli.

“Na jemi kanë pardje, me ja çu teshat, unë, plaka jeme, çika jeme, edhe ja kanë çu teshat. Edhe i kanë thanë a të vyjnë pare për naj nevojë, najsen. “Jo” ka thanë, “nuk më vynë kurgjo”. Edhe ma s’di çka foli për këtë punë ma sen.” – theksoi Halili.

Halili ka thënë se ka pasur raporte të mira me të renë, por ka treguar se çifti kishte pasur probleme.

“Valla me neve fort mirë, sikur me çikën tonë. Kanë pasë problem qysh ka kallxu Sokoli si ka metë shtatzanë, i kishin pas do fjalë, do sene, ma thellë nuk di çka me thanë”, përfundoi Halili./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img