1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Babai i Hashim Thaçit: Ditë e natë, në borë e në shi e në fund në burg, e padrejtë

Babai i Hashim Thaçit, ish-presidenti i Kosovës, Haxhi Thaçi në një intervistë për TV Dukagjini është shprehur se ka besim tek drejtësia e Gjykimit Special dhe se do të bëhet mirë në të ardhmen e afërt.

Haxhi Thaçi u shpreh se gjykimi i djalit të tyre, Hashim Thaçit dhe shokëve të tij të luftës është gjykim shumë “i padrejtë”, pasi që sipas tij ata kanë qëndruar ditë e natë, në shi e në borë për lirinë dhe çlirimin e Kosovës e në fund po ballafaqohen me burgim.

Babai i Thaçit për vizitën e tij në Hagë me 19 maj tha se së bashku me bashkëshorten e tij kanë qëndruar tri orë së bashku me djalin e tyre por që nuk është takuar edhe me ish-krerët e tjerë të UÇK-së.

“Pak zor, kemi kaluar mire, kemi qëndruar tri orë në Hagë. Nuk u takova me ish-krerët e tjerë të UÇK-së. Nuk u doke që po mërzitet. Kërkush prej tyre nuk ka hyrë për vetën e tyre. Koftë drejtësia, po bëhet mire. Se a beson në drejtësi, ai tha se po. Ditë e natë në shi e në bore e në fund në burg. Shumë e padrejtë është gjykimi I tyre”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img