0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Babai i Granit Xhakës mban fjalim para protestuesve në Hagë: Po tentohet të dënohet historia

Gjykata Speciale ka nisur gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërkohë jashtë saj një numër i madh shqiptarësh nga diaspora, por edhe të tjerë që kanë udhëtuar nga Kosova po protestojnë para kësaj gjykate duke kërkuar drejtësi.

Në mesin e të pranishmeve është edhe Ragip Xhaka, babai i futbollistit të njohur kosovar që luan për Arsenalin, Granit Xhakës.

Ragip Xhaka i cili ishte i burgosur politik gjatë pushtimit serb, ka mbajtur një fjalim para protestuesve ku tha se po synohet të dëmtohet historia.

“Sot këtu jemi për t’u solidarizuar dhe përkrahur vëllezerit tonë. Këtu jemi para një gjykate të padrejtësisë për të ngritur zërin ku po tentohen të gjykohen luftëtarët  e lirisë. Të nderuar bashkatdhetar këtu po tentohet ë dënohet historia jonë e lavdishme”, ka thënë ai.

Të dielën në Prishtinë është mbajtur një marsh i madh ku është kundërshtuar Gjykata Speciale e cila sot ka nisur gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img