“Unë nuk besoj se këtyre që po protestojnë që mu ka dhimtë më shumë se mu, por nuk di qysh po lejojnë mua më shkuan dy fëmijë dhe askush nuk u interesua për ta. Askush nuk u arrestua. E kam nënshkruar peticionin drejtësi për Astrit Deharin po më vjen keq që po më duhet ta përmendi, qysh veç për përfitime të veta politike janë duke e bërë këtë. Pse po këqyr me përfitu prej një të vdekuri.
Prej meje s’ka përfitim, për këta e kanë shukat këtë punë, se duhet të japin përgjegjësi. As atyre s’iu ka dhimtë hiq, më shumë se mua”, ka thënë Mramori duke iu referuar vdekjes së Deharit.
Babai i dy fëmijëve që vdiqën tragjikisht: Pse s’po protestojnë për fëmijët e mi si për Astrit Deharin?
Muhamet Mramori ka thënë se ka standarde të dyfishta për fëmijët e tij. Ai e ka marr shembull rastin e Astrit Deharit, duke thënë se për të është bërë e madhe, ndërsa për dy fëmijët e tij nuk është duke pasur asnjë vëmendje.