Babai i Astritit, Avni Dehari i ka akuzuar ashpër insitutcionet e vendit se të njëtët e kanë shkaktuar vrasjen e djalit të tij në burgun e Prizrenit.
“Shteti e ka vra Astritin. Unë skam besim dhe kërkoj hetim të pavarur. Këta edhe me ma ngjall Astritin nuk e dua prej institucioneve që e kanë për detyrë ta ndjekin këtë proces deri në fund”, thotë Avni Dehari.
Ai duke komentuar xhirimet që janë nxjerrë gjatë ditës së djeshme si dhe një pjesë e ditarit që thuhet se është e tashmë të ndjerit Astrit Dehari, vlerëson se këto veprime vetëm po e lëndojnë familjen e tyre.
Babai i Astriti duke folur në një konferencë për media, drejtuar opininot, thotë se një përvojë të shumë të hidhur e patën para dy vitesh kur humbi djalin tjetër Arbnor Dehari.
“Kemi një përvojë shumë të hidhur kur para dy vjetësh patëm një rast tragjik, e humbë Arbnorin, djlin tjetër, e që kjo prokuori s’ka sjell kurrfar njoftimi se si ka ndodhur dhe cka ka ndodhur me të”, ka thënë ai.
Ai u është drejtuar edhe mediave duke u thënë atyre që në vend se të meren me padrejtësut që i shkakton ky shtet, ata janë duke u marr me disa gjëra që sjellin mjegull dhe paqartësi dhe ndihmojnë në padrejtësinë.
“Asnjë shkrim nuk e hasa deri sot pse u arrest Astrit dhe çfare kushte ka jetuar ai dhe po jetojnë këta tjerët. Asnjë shkrim nuk e hasa se a ka pas ai siguri në burgun e Prizrenit
Mediat mundohen të krijojnë situate sensacionale po na rëndojnë edhe neve psqikikisht”, tha ai më tej.