Site icon PrishtinaPress

Babai denoncon të birin në Polici për dëmtim të orendive shtëpiake

Dje në stacionin e Policisë në Fushë Kosovë, prindi ka denoncuar të birin për demolim të orendive shtëpiake.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00.

Prokurori i rastit ka inicuar lëndën, ndërkaq i dyshuari është në kërkim të policisë.

‘’Fushë Kosovë 06.04.2023 – 10:00. Ankuesi mashkull kosovar ka deklaruar se djali i tij ka pasur sjellje agresive dhe i njëjti ka demoluar orenditë në shtëpi. Në konsultim me prokurorin rasti iniciohet si më lartë, i dyshuari në kërkim policor’’ thuhet në njoftimin e policisë./PrishtinaPress/

Exit mobile version