Babai i Ramush Haradinajt, Hilmi Haradinaj ka thënë se e kanë pritur me shumë gëzim vendimin për lirimin e të birit të tyre.
“Më duket se u bë boll”, ka pohuar Hilmi Haradinaj, njofton Klan Kosova.
“Ramushi nuk është i joni, i Gllogjanit apo i Kosovës, por krejt Shqiptarisë. Kosova ka pasur nevojë për Ramushin”, ka theksuar ai.
“Sipas meje Serbia nuk do të pushojë edhe pas kësaj, por jam i bindur që s’ka fituar deri sot dhe nuk do të fitojë as pas ditës sotme”, ka shtuar ai më tej.
Haradinaj ka thënë se UÇK ka qenë ushtri e pastër.
“Ata kanë luftuar për vendin e tyre, kanë luftuar për mbrojtjen e trojeve shqiptare. Ramushi njeri i gjallë, ai do të përpiqet të punojë, për mirë besoj”, ka përfunduar ai.