Kjo gjellë e famshme të cilën disa e quajnë pastë hyjnore ka prejardhjen nga Libani
Përbërësit:
– 2 patëllxhanë,
– 3-4 lugë tahini,
– 1 limon (lëng),
– 3 thelpinj hudhre,
– vaj ulliri,
– fletë të freskëta mente,
– kripë.
Nëse dëshironi shije të ndryshme, mund të shtoni: Mentë, temjan, jogurt, spec të kuq, piper, susam të pjekur, majdanoz, koriandër, spec djegës.
Përgatitja:
Patëllxhanët lani dhe fshini, pastaj i vendosni në tepsi, i shpërtheni me pirun në disa vende. Piqni në 200 gradë celsius 30-40 minuta.
Patëllxhanët e pjekur pritni përgjysmë, lini që të kullohet lëngu i cili është krijuar me rastin e pjekjes, thjesht mund t’i vendosni në rrjetë.
Me lugë lehtë mblidhni përmbajtjen e patëllxhanit të prerë, shtoni tahini, lëngun e limonit, hurdhën, kripën.
Të gjitha këto bashkoni mirë dhe në fund shtoni mentën e freskët të grirë imët dhe qitni vajin e ullirit.