1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Aziz Salihu del nga spitali

Lajm i madh për dashamirët jo vetëm të sportit! Ish-boksieri i mirënjohur Aziz Salihu pothuajse pas 112 ditëve del nga spitali.
Ai fillimisht ishte në spitalin e Prishtinës, pastaj në njërën nga spitalet e Stambollit dhe përfundimisht largohet nga aty, duke iu referuar aktores shqiptare Mimoza Elezi, e cila luan në seriale dhe filma turk.
“Mbas një periudhe të gjate që ndejti në spital, i nderuari boksieri i mirënjohur si në trojet Shqiptare ashtu edhe në gjithë botën, sot duke besuar se gjeti shëndetin e tij përkatës, doli nga spitali. Dhe kafen e miqësisë dhe shëndetit kam nderin ta pi edhe unë me të. Për një kohë të shkurtër do të jetë mysafiri im në Stamboll, pastaj pas disa ditëve do ribëjmë kontrollet përkatëse shëndetësore dhe unë si mike e tija, do ta përcjell për Kosovë. Ku shpresoj që miqtë e denjë do e presin siç e meriton Legjenda e boksit, Aziz Salihu. Ejjj miq të Kosovës, Zizin shikojeni mirë, dojeni, respektojeni, dhe mos e mërzisni dhe mos e risëmurëni, se nëse e bëni të sëmur, gjuha ime, do të jetë shpuese… Lajmi mirë për dashamirësit.. Gëzuar, shëndetin e Mikut tonë”, shkruan aktorja shqiptare, Mimoza Elezi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img