Reperi i njohur shqiptar që jeton dhe vepron në Gjermani, Azet mbetet i angazhuar me projekte të reja muzikore.
Një të tillë ai e ka publikuar edhe së fundmi që mban titullin “Abschied” dhe është kompletuar edhe nga ana vizuale.
Producent të këngës janë produksioni SBS dhe KMN ndërkaq për miksimin dhe masterizimin u kujdes Kingsize.

Foto: Screenshot/YouTube
Ndërkaq, puna për videoklipin që është xhirua në Tiranë iu besua produksionit Fati.Tv.
Përveç YouTube, kënga u lansua edhe në platformat e tjera përfshirë Spotify, AppleMusic, Deezer dhe të tjera.
Theksojmë që rap-artisti vazhdon të jetë i angazhuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore si në Gjermani ashtu edhe në trojet shqiptare.