Viti 2021 ka qenë mjaft produktiv për reperin shqiptar që jeton dhe vepron në Gjermani, Azet.
Ky i fundit deri më tani për pak muaj ka lansuar një sërë projektesh e bashkëpunimesh me emra të njohur.
Ai kësaj radhe ka prezantuar këngën e re “Unë jam”, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Miksimi e masterizimi i këngës u bë nga Lex Barkey dhe Niklas Neumann, ndërsa producent ishin Lucry dhe Suena.