9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Azemi: U dëshmua edhe një herë koordinimi i fshehtë i VV-së me Listën Serbe

Anëtari i Lidhjes Demokratike, Visar Azemi, ka komentuar publikimin e një tjetër pjesë të bisedës mes shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, me kriminelin serb Milan Radoiçiq.

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Azemi tha se u dëshmua një herë koordinimi i fshehtë i VV-së me Listën Serbe.”

Postimi:

U dëshmua edhe një herë koordinimi i fshehtë i VV-së me Listën Serbe. Ata që dikur në opozitë e akuzonin këtë parti si formacion çetnik, në pushtet e shndërruan në bashkëpunëtoren më të ngushtë. Hipokrizi dhe mashtrim.

Premtuan transparencë e integritet, dhe sot shohim një pushtet që koordinohet në mënyrë të dyshimtë skutave dhe që i nënshtrohet një krimineli. Nuk iu mbeti asnjë premtim pa u thyer. Për pak vota, bënë pakt edhe me djallin.

Kjo është e vërteta e këtij pushteti, prandaj vërtetë ky pushtet nuk i duhet Kosovës. Vendi ynë meriton shumë më ndryshe e shumë më mirë. Dhe LDK e Lumir Abdixhiku do ta ofrojnë atë!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img