Site icon PrishtinaPress

Azemi (SPSPK): Nga shtatori gjykata i nis ftesat për kompensimin e shtesave të COVID-19

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat në Kosovë, Jusuf Azemi, ka thënë se në shtator të vitit 2023 do të fillojnë ftesat e para nga gjykata për shqyrtimin e lëndëve për kompensimin e shtesave të COVID-19.

“Në takimin e sotëm me avokatin Fatlum Podvorica, ku u bisedua lidhur me lëndën për kompensimin e punës së rrezikshmërisë gjatë kohës së pandemisë COVID-19”.

“Avokati u shpreh po citojë, sipas procedurës në gjykatë, pritet që në muajin shtator 2023 të fillojnë ftesat e para për shqyrtimin e lëndëve për kompensimin e shtesës COVID-19 , sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës”, ka thënë Azemi.

Exit mobile version