2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Azemi: Sindikata fiton kontestin ndaj Kuvendit, punëtoret teknike të kthehen në punë brenda 3 ditëve

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka thënë se punëtoret teknike të Kuvendit të Kosovës pritet t’i kthehen punës brenda tri ditëve, pas propozimit të inspektoratit.

Ai në një shkrim në Facebook ka thënë se Federata Sindikale e sektorit privat ka fituar kontestin ndaj Kuvendit të Kosovës.

Kështu, ai ka thënë se inpsektorati i propozon kompanisë që t’i kthejë punëtoret brenda tri ditëve ku kanë qenë.

“Federata Sindikale e sektorit privat të Kosovës fiton kontestin ndaj Parlamentit te Kosovës dhe kompanisë Sshalberger në rastin e grevës së punëtoreve teknike në Kuvend.Raporti zyrtar i inspektoratit të punës e bën fajtor për rastin e cekur tersisht kompaninë e kjo ka qenë në vi me Kuvendin.Turpi briena nuk ka.Inspektorati i propozon kompanisë qe te gjitha puntorët ti kthej aty ku kan qenë brenda 3 ditëve.” – ka shkruar Azemi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img