-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Azemi: Punëtorët e sektorit privat nga mospagesa e Trust-it brenda një viti po humbin 50 milionë euro

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi ka thënë se mospagesa e pensioneve në Fondin e Kursimeve Pensionale nga ana e kompanive, punëtorët po humbin miliona euro brenda një viti.

Azemi ka lënë fajtor pronarët e kompanive dhe por edhe shtetin për këto humbje që po ndodhin për këta punëtorë.

“Punëtorët e sektorit privat brenda një viti humbin mbi 50 milionë euro Trust, që ato mjete shkojnë në gjepin e pronarëve të kompanive, bashkë me pushtetarët sepse edhe pronarët e kompanive nuk guxojnë që t’i lajnë në këtë gjendje mbi 50 për qind të punëtorëve të sektorit privat pa kontrata punë, por megjithatë bashkëpunimi i organeve gjegjëse me pronarët e kompanive dhe më shtetin, e ka bërë që punëtorët e sektorit privat të humbin mbi 50 milionë euro. Tani do të shpërfaqet mllefi i punëtorëve, sepse ata nuk e kanë ditur që kanë punuar me vite të tëra dhe në llogarit e tyre nuk do të ketë asgjë. Tek tash do të dalin simptomat e reflektimit ndaj pronarëve të kompanive që e kanë keqpërdorë fuqinë punëtore”, ka thënë Azemi.

Ai ka thënë se të gjithë ata që bëjnë presion mbi punëtorët, në bazë të ligjit mbi grevat pronarët e kompanive, ose kushdo qoftë, dënimi është nga 500 euro deri 5 mijë euro, gjatë kohës se grevës pronaret kompanive nuk guxojnë ta pengojnë ose kërcënojnë punëtorin sepse ai e kërkon të drejtën e tyre ligjore.

Ndërsa ka apeluar që organet vitale të institucioneve shtetërorë, publike, emergjencat, sallat e operacioneve dhe tualetet duhet të jenë të pastra dhe që secili punëtorë i cili thyen këto rregulla, përgjegjësinë e merr mbi vete. /KP/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img