Visar Azemi nga LDK vlerëson se nga pushteti la bërë presion mbi organet e drejtësisë me rastin e arrestimit të kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.
“Kanë dashur t’i mbysin prokurorët e t’i ngrehin zhag ata që janë marrë me rastin. Ne kemi një të paraburgosur që me normativat ligjore është i pafajshëm derisa të dëshmohet e kundërta. Por në zhargonin popullor siç thuhet ‘është zënë duke vjedhur’ sepse përndryshe nuk do ta arrestonte askush”, është shprehur Azemi në Rubikon.
“Pse e kanë arrestuar, se është burrë i mirë a? Është keqmenaxhuar në trinomin Kurti-Berishaj-Krasniqi”.
Azemi ka përmendur rastin e mofunksionimit të bllokut A5 të Kosovës A.
“Në mungesë të bllokut A5 është dashur të importohet për ta mbuluar prodhimin. Jemi në gjendje emergjente që e kanë miratuar dhe aty është dhënë mundësia për të kryer punë pak më shpejt. 10 muaj është bërë keqmenaxhim klasik”.