2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Azemi: Na qeverisin të paaftët – ky është pushtet i territ

Kryetari i Degës së LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi, ka thënë se Kosova rrezikon të futet në krizë energjetik, shkak e konsideron Qeverinë Kurti që thotë se s’ka bërë asnjë investim në ngritjen e kapaciteteve të reja për prodhimin e energjisë elektrike.

Ky reagim i tij vjen pasi që nga mbrëmë ka rënë blloku B1, për shkak të disa defekteve në kaldajë.

“Kështu po fillon janari sa i përket energjisë për Kosovën. Vendi rrezikon të futet në krizë energjetike sepse kjo qeveri sikur edhe viteve të tjera, s’ka bërë asnjë investim në ngritjen e kapaciteteve të reja pë prodhimin e energjisë elektrike. Qytetarët përkundër që po paguajnë fatura me çmime të rritura dy herë në dy vitet e fundit, rrezikojnë të përballen edhe me reduktime”.

“Siç e dimë, Kosova e kishte mundësinë për ta ulur varësinë nga thëngjilli me projektin amerikan të gazit, por kjo qeveri e refuzoi me arsyetimin e kostos së lartë. Por, që nga atëherë, asnjë projekt me asnjë lloj kostoje, nuk u jetësua. Dhe, ja ku jemi, në vitin e ri, me problemet e vjetra. Kjo ka veç një arsye: Na qeverisin të paaftët. Ky është pushtet i territ. Në çdo kuptim”, ka thënë Azemi

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img