Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një konference për media tha se kjo qeveri e mbrojti Martin Berishajn, siç u shpreh ai, gjatë raportive për aferat e tij korruptive dhe u shpreh se sot po shohim se Dejona Mihali ishte në komunikim të vazhdueshëm me Nagip Krasniqin
Duke folur për Berishaj, ai tha se qeveria e ka mbrojtur njeriun e korruptuar, sipas stij, duke qenë në dijeni për vërtetësinë e akuzave, përcjell Klankosova.tv.
“Kjo qeveri e mbrojti me ngulm Martin Berishajn gjatë raportive të shumta për aferat e tij korruptive në tregun e energjisë, sot po shohim se Dejona Mihali ishte në komunikim të vazhdueshëm me Nagip Krasniqin, në lidhje me Martin Berishajn dhe po bindemi sërish se kjo qeveri e ka mbrojtur njeriun e korruptuar, duke qenë plotësisht në dijeni për vërtetësinë e akuzave”, është shprehur ai.