4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Azemi (LDK), Kurti u kthye nga Brukseli si dështak

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është kthyer nga Brukseli si ”dështak“.

Përmes një postimi në Facebook, Azemi ka deklaruar se Kurti pas çdo takimi në Bruksel po kthehet më dobët.

Ai shton se më parë Kurti ka akuzuar të gjithë kundërshtarët për tradhti për sa i përkët dialogut.

”Është procesi për të cilin ka folur më së shumti e të cilin gjithnjë aspironte ta udhëhiqte, por Albin Kurti nga çdo takim në Bruksel po kthehet më dobët se herën paraprake“.

”Në tavolinën e dialogut iu thotë “po” të gjitha atyre për të cilat të tjerët i akuzonte për tradhti, e pas takimeve, para mediave del e viktimizohet si qyqar. Herë vajton qysh pala tjetër s’po ia vlerëson konstruktivitetin e herë ankohet qysh ndërmjetësuesit ndërkombëtarë s’po ia mbajnë anën. Ndërkohë që mbi Kosovën rëndojnë sanksionet që janë derivat i veprime të matura e të pakoordinuara të tij”.

”Kurti edhe sot u kthye nga Brukseli si dështak. Kosova me Kurtin në krye të dialogut s’po fiton asgjë në këtë proces. Fjalimet e gjata e të thata të tij, përveç duartrokitjeve të militantëve nuk sjellin asgjë të vlefshme. Qasja e tij vetëm po e stërkeq të ardhmen e vendit“, ka thënë ai.

Takimi në mes Kurtit dhe Vuçiqit ka përfunduar pa rezultate.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img