-3.6 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Azemi: Ky është plani i LDK-së për kapacitet e reja gjeneruese i cili qytetarëve u siguron energji me çmim të përballueshëm

Në emisionin EURO n’T7 është diskutuar plani i Lidhjes Demokratike të Kosovës për sektorin e energjisë dhe dështimet e qeverisë aktuale në këtë sektor. Sipas plani të Lidhjes Demokratike të Kosovës zgjidhja e problemit të energjisë elektrike në vend është revitalizimi i menjërshëm i blloqeve ekzistuese dhe e centrali me gas amerikan.

“Për Lidhjen Demokratike të Kosovës duhet revitalizimin i menjëhershëm i blloqeve të Kosovës B dhe menjëherë te fillohet ndërtimi i termocentralit me gas në bashkëpunim me qeverinë amerikane ashtu siç kanë qenë negociatat dhe diskutimet e mëhershme. Kjo për shkak se Kosova A duhet të mbyllet sa më parë për shkak të ndotjeve që shkakton. Pastaj duhet bëhet gasifikimi i Kosovës, qytetarët duhet ta dijnë se shtrenjtimet e energjisë elektrike në vend vijnë si pasojë e vartësisë sonë nga importi. Në qoftse ne ndërtojmë kapacitet tona gjeneruese dhe përmbyllim ciklin e furnizimit me energjinë e prodhuar brenda edhe çmimin do ta mbajmë nën kontrollë. Qeveria e ardhshme e udhëhequr nga LDK do të punojë që çmimin e energjisë elektrike në vend ta bëjë të përballueshëm për të gjithë”, ka thënë Visar Azemi i LDK-së.

Në anën tjetër sipas Azemit paralelisht shteti ynë duhet të punoj për një treg të përbashkët me Shqipërinë në mënyrë që të shkëmbehet energjia sa herë që kemi nevojë.

Lidhur me këtë Dardan Abazi, hulumtues në INDEP tha se në planin e LDK është folur shumë pak për këtë cështje.

“Programi i LDK-së pak qalon në këtë pjesë sepse ka vetëm një paragraf sa i përketë bashkimit të tregut energjetik me Shqipërinë dhe tregjet tjera dhe nuk ka shumë detaje se do të ndodh ky bashkëpunim”, ka pohuar Abazi.

Reagimi i Visar Azemit për cështjet e tregut të përbashkët ishte se detaje do të bëhen publike shpejti dhe se tregu i energjisë elektrike duhet të liberalizohet dhe qytetarët të zgjedhin se nga kush do të furnizohen me energji elektrike.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img