Site icon PrishtinaPress

Azemi kritika Qeverisë: Asnjë shtëpi s’mund t’ia dalë me 264 euro

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se me miratimin e Ligjit për pagën minimale po diskriminohen puntorët e sektorit privat.

Sipas tij, miratimi i këtij ligji është në kundërshtim me të gjithq ligjet në fuqi.

Të jeni të bindur se për një periudhë të shkurtër me këtë vendim që e ka marr֝ë Qeveria e Kosovës, do të diskriminohet vetë Qeveria e Kosovës, do të diskriminohen pronarët e kompanive…

Ky aprovim i pages minimale është në kundërshtim me të gjitha ligjet në fuqi sepse së pari Qeveria ishte duhur t’a merrte mendimin e partnerëve, punëdhënësve dhe punëmarrësve që nuk e ka marrë por e ka propozuar vetë”, ka thënë Azemi në RTV Dukagjini.

Ai tutje është shprehur se ky ligj ka kaluar në shpejtësi, “ashtu siç dinë t’i shpëtojnë këta”.

Ka shtuar se kanë pasur pritshmëri që kjo pagë minimale të bëhej afro 400 euro, duke potencuar se nuk ka asnjë shtëpi që mund të ia dalë në fund të muajit me 264 euro.

“Për neve ky nuk është ligj në fakt…Kjo Qeveri, njerëzit e saj me më lehtësi po bisedojnë me njerëz të kriminalitetit sesa me institucione shtetërore ose me sindikatë”, ka thënë ai, duke shtuar se është hall dhe për kompanitë.

“Paga 260 euro është pagë humori, pagë hajgareje dhe këto paga le t’i mbajnë për veti sepse për puntorët e sektorit privat të Kosovës me përjashtim të puntorëve që kryejnë shërbime për institucione shtetërore, sigurisht pagë nuk ka. Njerëzit kanë pritë që kjo pagë do të rritet por që nga 1 janari, puntorët me këtë pagë munden me i pa vetëm në fotografi përndryshe në vendet e tyre të punës, jo”, ka shtuar tutje Azemi.

Të enjtën e 13 korrikut, me 60 vota për, vetëm një abstenim e asnjë kundër, është miratuar Ligji për pagën minimale nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Ky ligj parasheh rritjen e pagës minimale në 264 euro bruto, apo 250 euro neto.

Deri tani, paga minimale në Kosovë është ndarë në dy kategori: 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç dhe 170 euro për të punësuarit mbi 35 vjeç.

Exit mobile version