Site icon PrishtinaPress

Azemi: Jam i nderuar që jam pjesë e listës së LDK-së

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Visar Azemi, ka falënderuar Këshillin Drejtues të kësaj partie që ia ka dhënë besimin për të kandiduar për deputet.

Ai ka bërë me dije se ndihet i nderuar që është pjesë e kësaj liste.

Në profilin e tij në “Facebook”, Azemi ka shkruar se do të vazhdoj të punoj pa u lodhur për realizimin e qëllimeve të LDK-së.

“Faleminderit për besimin! Sot, Lidhja Demokratike e Kosovës miratoi listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit, dhe jam i nderuar që jam pjesë e kësaj liste. Ky është një moment kyç për angazhimin tim të vazhdueshëm drejt një Kosove më të zhvilluar. Për mua, kjo nuk është vetëm një mundësi për tu bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës, por një mundësi për të vazhduar që të luftoj për të drejtat e qytetarëve, për përmirësimin e kushteve sociale dhe ekonomike, dhe për forcimin e shtetit të së drejtës. Si anëtar i Kryesisë së LDK-së, do të vazhdoj të punoj pa u lodhur për realizimin e qëllimeve tona, për një shoqëri më të drejtë dhe një Kosovë më të fuqishme”, ka shkruar Azemi.

Exit mobile version