1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Azemi i VV shpjegon si ndodhi takimi i Vitisë me Arsenijeviqin: Kam qenë aty, video u bë kur isha duke paguar

“Betimi për Drejtësi” ka publikuar një video ku ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, shihet ulur në një kafe në Veri të Mitrovicës, me politikanin serb Aleksandar Arsenijeviq, i cili kohëve të fundit është bërë protagonist i protestave në Veri. Të dy, Vitia dhe Arsenijeviq, kanë dhënë versionet e tyre për këtë takim.

Ndërkohë një sqarim për këtë takim e ka dhënë edhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, meqë pretendon se ka qenë prezent gjatë kohës kur kanë pirë kafe, por thotë se në video nuk shihet pasi pikërisht në atë moment ka qenë duke i paguar kafet.

Ai tutje ka shkruar se takimi s’ka qenë i planifikuar dhe ka pasur të bëjë me aktivitetin e zhvilluar në tetor të vitit të kaluar, kur në Mitrovicë ishte vendosur shërbimi i Mamografisë.

Postimi i plotë:

Sqarim:

Në tetor të vitit të kaluar, gjatë fushatës për parandalimin dhe trajtimin e kancerit të gjirit, për herë të parë shërbimi i Mamografisë u ofrua nga institucionet e Republikës së Kosovës edhe në veri të vendit.

Komuna e Mitrovicës Veriore ishte një nga komunat me më së shumti mamografi të realizuara, rreth 180. Kjo tregon interesimin e qytetarëve, pa dallim, për marrjen e shërbimeve që ofrohen nga Republika e Kosovës.

Ditën e parë kur u vendos mamografi, prezent ishim së bashku me ministrin Vitia, kryetarin e Komunës, Erden Atiq, dhe bashkëpunëtorë.

Aty u ofrua Arsenijeviq, me të cilin, pas një bisede të shkurtër, u ulëm në kafenenë përballë mamografisë, afër urës së Ibrit, ku u bashkëngjit edhe Arsenijeviq.

Vazhdimisht kam qenë prezent në tavolinë, përveç kur jam ngritur ta bëj pagesën e kafeve. Videoja e publikuar, ku shihen ministri Vitia dhe Arsenijeviq, është sekuencë e shkurtër pikërisht në këtë moment.

Nuk ka qenë takim i planifikuar dhe biseda ka pasur të bëjë me atë ditë dhe aktivitetin e zhvilluar.

Përndryshe, për herë të dytë pas 24 vitesh, edhe në tetorin që vjen, mamografi do të vendoset në komunat veriore dhe ftojmë secilin qytetar, pa dallim, të marrë shërbimet profesionale shëndetësore që ju ofrohen nga Republika e Kosovës

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img