Lumbardhi është zgjuar herët sot dhe ka dalë jashtë për të qëndruar i vetëm në oborrin e shtëpisë.
Ai ka dalë jashtë dhe ka qarë për një kohë të gjatë. Por cila mund të jetë arsyeja, akoma nuk është sqaruar nga ai.
Në një moment i kishte thënë Albës se ai ka qarë pasi e kuptoi se ajo i ka kapur duart me Azemin.
Mëngjesin e sotëm Lumbardhi bëri një veprim jo të zakonshëm.
Derisa Alba ishte në gjumë ai u afrua dhe e puthi atë në ballë.
Po ashtu, derisa Vesa ishte duke u larë në pishinë të Big Brother VIP Kosova, tek ajo shkoi për ta pyetur diçka Lumbardhi.
Ai i tha asaj se mos di gjë nëse Alba ndonjëherë ka shprehur pëlqim për Azemin.
“A ka shprehur ndonjë pëlqim Alba për Azemin? Mos di ndonjë gjë?”, ka thënë Lumbardhi.
Kurse, Vesa ia ktheu përgjigjen: “Dje e kam zbuluar unë dje e veta, Azemin a ka pëlqim. Ama që ka Alba nuk e di”.